Nika rikthehet te Prishtina
Portieri Ardit Nika rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit.
Nika që pas pak ditësh mbush 23-vjet në kohën kur ishte pjesë e Prishtinës kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17.
“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra. Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”, ka thënë Nika për faqen zyrtare të Prishtinës.
(Epoka e re)