Nikaj i PDK-së: Nevoja dhe kërkesa për vaksinim po injorohet nga MSh-ja
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), e cila sipas tij nuk po ndërmerr hapat e duhur për hapjen e qendrave të vaksinimit të dielave.
Nikaj ka thënë se nevoja dhe kërkesa për vaksinim po injorohet nga MSh-ja që nuk po ndërmerr hapat e duhur për hapje të qendrave të vaksinimit, posaçërisht të dielave kur qytetarët pushojnë e kanë kohë të vaksinohen.
“Vetëm për rikujtim, sot të gjitha qendrat e vaksinimit nuk punojnë. Nevoja dhe kerkesa për vaksinim po injorohet nga Ministria e Shëndetësisë që nuk po ndermerr hapat e duhur per hapje të qendrave te vaksinimit, posaçërisht te dieleve kur të gjithë pushojne e kanë kohë te vaksinohen”, ka shkruar Nikaj.
Ai ka thënë se arsyetimet janë të lehta, por është përgjegjësi e qeverisë të krijohen kushtet për vaksinim.
“Arsyetimet janë te lehta. Sfida është te krijohen kushte per vaksinim, e kjo është përgjegjësi e qeverisë”, ka shkruar ai.