Nikaj: Kurti ha shtalba e flet për luftë, me rrymën nuk merret
Nënkryetari i PDK-së, Bernard Nikaj, në “Edicionin Special” në “Klan Kosova”, ka folur për krizën energjetike në vend.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti po flet për luftë e po ha shtalba, por nuk po merret me rrymën.
“Në njërën anë flet për luftë në anën tjetër del nëpër mbledhi të ndryshme ha shtalba, por me rrymën nuk po merret, e problem ynë sot është që rryma është një resurs i cili po mungon dhe po, po vjen një dimër që po rrezikojmë që atë rrymë që e kemi ta pagujmë shumë shtrenjtë, të mos kemi kemi mjaftueshëm rrymë, e besa qytetarë të ndryshëm të Kosovës as të mos kenë mundësi të ngrohen, për shkak se kryeministri gjatë verës ka bërë aktivitete të tjera që atij i janë dukur më të lehta”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se para aktiviteteve të tjera Kurti duhet t’i kryejë detyrat, siç u shpreh ai, për të cilat është zgjedhur kryeministër.
“Është absolutisht legjitime me ngrënë shtalba, por së pari duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë, e pastaj me dal me ngrënë shtalba, e nëse nuk i përfundon detyrat për të cilat është zgjedhur si kryeministër i vendit dhe qytetarët mbesin pa rrymë dhe të bllokuar nëpër lifta, duhet t’i gjejnë gjeneratorët ku i kanë e ku s’i kanë, iu prishen të gjitha planifikimet e procesit të punës për një periudhë të caktuar, atëherë duhet pyetur se cilat janë prioritetet e kryeministrit Kurti, a është jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tani, apo është një agjendë imagjinare e tij, të cilën ai e zhvillon në aktivitete të ndryshme”, është shprehur Nikaj.