Nikaj premton rikthimin e Lirisë në Superligë
01 korrik 2019
| 17:45
Samuel Nikaj është trajner i Lirisë nga Prizreni për edicionin 2019/2020.
Ai e ka quajtur skuadrën nga Prizreni si më traditë të madhe dhe ka premtuar se do të drejtoj në rrugëtimin drejtë rikthimit në Superligë.
“Për mua sot fillon dita e parë e punës në klubin më shumë traditë Liria. Jam i nderuar që mu besua ta udhëheq klubin drejtë Superligës vend ku dhe i takon te jetë. Falënderoj kryesinë e klubit që pati besim tek unë, do të bëjë të pamundurën të justifikoj pritshmeritë e tyre dhe të tifozëve”, ka thënë Nikaj.
/Epoka e re/