“Nike”, “Adidas” dhe “Tomy Hilfinger”, markat më të falsifikuara në Kosovë

06 korrik 2021 | 13:44

“Nike”, “Adidas”, si dhe “Tomy Hilfinger”, janë markat më të falsifikuara që janë shitur në dyqanet e Kosovës në periudhën janar- qershor 2021.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Po ashtu, ai ka dhënë detaje edhe për sasinë e secilës markë të konfiskuar në dyqanet tregtare. “Për periudhën janar-qershor të vitit 2021, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat me markat tregtare të falsifikuara si: 18 raste për ‘Nike’, me 4 236 copë, 14 raste ‘Adidas’ me sasi 2 131 copë, 7 raste ‘Tommy Hilfiger’ me sasi 2 130 copë, 5 raste ‘Hugo Boss’ me sasi 1 277, 4 raste  ‘Chanel’ me sasi 5 740 copë, 3 raste ‘Calvin Klein’ me sasi 914 copë, 3 raste ‘Puma’ me sasi 119 copë,  3 raste ‘Levi’s’ me sasi 71 copë, 3 raste ‘Hobby’ me sasi 33 660 copë, dy raste ‘Apple’ me sasi 29 copë, dy raste ‘Prada’ me sasi 99 copë, si dhe dy raste ‘Gucci’ me sasi 1 625 copë, etj.”,  ka deklaruar Llugaliu për gazetën “Epoka e re”

 

/Epoka e re/ Albulena S. MAVRAJ

 

 

 

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zorrën e…