‘Nikli’ fillon përgatitjet për sezonin pranveror
FC Feronikeli ka filluar sot stërvitjet për fazën tjetër të stinorit 2020-21.
Pas pushimit aktiv, futbollistët janë grumbulluar përsëri sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. Skuadrës i është bashkuar edhe transferimi më i ri, Damir Kojaseviq, i cili u njoftua me shokët e skuadrës dhe stërviti së bashku me ta.
“Futbollistët edhe gjatë pushimit dukeshin se kishin ruajtur formën nën instruksionet e kryetrajnerit, Klodian Duro, gjë që prodhoi një stërvitje kualitative edhe në ditën e parë. Gjatë javës, Duro, pritet të intensifikojë ritmin e stërvitjeve, varësisht nga reagimi i skuadrës dhe forma që do të kapin lojtarët”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Ish-kampionët sezonin vjeshtor e mbyllen në pozitën e pestë me 23 pikë të grumbulluara.
(Epoka e re)