‘Nikli’ mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve
20 maj 2019
| 15:55
Skuadra e Feronikelit pasi fitoi titullin e kampionit në Kosovë do të marr pjesë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Kjo fazë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, që do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Zekirija Ramadanit. Momentalisht, kampioni i ri i Kosovës është njoftuar me dy kundërshtarët e mundshëm dhe është në pritje të kundërshtarit të tretë, pasi në këtë fazë marrin pjesë 4 ekipe, nga kampionatet që kanë koeficientet më të ulët.
Santa Colomna si kampion i Andorrës dhe Lincoln Red, si kampion i Gjibraltarit, bashkë me Feronikelin do të jenë pjesë e kësaj faze. Ekipi i katërt do të jetë nga San Marino, La Fiorita ose Tre Penne. Ndeshjet do zhvillohet në Prishtinë nga 20 deri më 27 qershor.