‘Nikli’ mposhti Ballkanin, Sejdiu debutoi me humbje
17 prill 2019
| 16:58
Fitore si mysafir në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ka shënuar edhe skuadra e Feronikelit.
“Nikli” në Suharekë e mposhti Ballkanin 1-2, kurse është afër kualifikimit në finale të Kupës.
Shënues për skuadrën nga Drenasi ishin Mendurim Hoti dhe Mevlan Zeka, kurse për vendasit shënoi Visar Berisha. Kjo ishte ndeshja e parë për Gani Sejdiun në krye të skuadrës së Ballkanit.
/Epoka e re/