‘Nikli’ përgatitet në Durrës, Duro optimist për pranverë
FC Feronikeli ka filluar fazën përgatitore, para fillimit të etapës tjetër të Superligës së Kosovës në futboll.
Nën drejtimin e kryetrajnerit Klodian Duro dhe ndihmëstrajnerit Elshani, ekipi po stërvit dhe është akomoduar në ambientet e “Tropikal Resort” në Durrës.
Skuadra duket e gatshme për rritje të intensitetit të stërvitjeve, me të cilat do të vazhdojnë ditëve në vijim.
“Shkaku i gjendjes pandemike dhe ndryshimit të gjendjes së kufijve në baza ditore, këtë vit e konsideruam më të arsyeshme që të jemi më afër Kosovës dhe t’i vazhdojmë përgatitjet këtu në Durrës. Jam i kënaqur me formën e futbollistëve dhe stërvitjet që po bëjmë. Duhet të rrisim intensitetin gradualisht dhe t’i matim forcat në disa ndeshje miqësore që do të bëjmë këtu”, ka thënë Duro për faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.
/Epoka e re/