‘Nikli’ sot fillon përgatitjet, Elshani konfirmohet në pozitën e trajnerit

12 korrik 2021 | 11:00

Skuadra e Feronikelit është gati për sezonin e ri. Ky klub ka njoftuar se trajner i skuadrës do të jetë Faruk Elshani, kurse sot (e hënë) do t’i fillojë përgatitjet për sezonin 2021/22.

Në stërvitjen e parë “Niklit” do t’i bashkohen edhe transferimet e reja.

“Pas një takimi të lojtarëve me kryetrajnerin e Feronikelit, Faruk Elshani, u diskutua për planet e sezonit të ri 2021/22. Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi kryetrajner për sezonin që po hyjmë duke pasur edhe mbështetjen e lojtarëve, edhe të kryesisë së Feronikelit. Gjatë ditës së hënë pritet të fillojnë stërvitjet me intensitet më të lartë, në të cilat do të bashkohen edhe prurje të reja. Feronikeli falënderon të gjithë adhuruesit e klubit, në veçanti ata më besnikët”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afganistani mbetet një nga vendet me shkallën më të lartë…