‘Nikli’ vazhdon me përforcime

20 gusht 2020 | 13:01

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Feronikeli është përforcuar me reprezentuesin e Kosovës, Alban Pnishi.

“FC Feronikeli ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prekur secilin repart të fushës. Kësaj radhe është përforcuar vija e mbrojtjes, duke sjellë në skuadër një qendërmbrojtës të reprezentacionit, Alban Pnishin”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Më parë, Pnishi ishte pjesë e skuadrave si Wohlen dhe Grasshoppers në Zvicër dhe në fund ishte pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izdrael. Ai ka edhe paraqitje me reprezentacionin e Kosovës, derisa Feronikeli shpreson që përvoja e tij të jetë e dobishme për skuadrën.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova A (femrat) pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin…