Niko Kovaq emërohet trajner i Dortmundit

30 janar 2025 | 11:27

Trajneri kroat Niko Kovaq është trajneri i ri i Borussia Dortmundit për të zënë vendin e të shkarkuarit Nuri Sahin.

53-vjeçari është zyrtarizuar si kryetrajner i skuadrës së Dortmundit. Palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë që zgjat deri në vitin 2026. Kovaq ka një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Më parë, ai ka drejtuar klube të njohura si Eintracht Frankfurt, Bayern Munich dhe Monaco. Klubi i tij më i fundit ishte Wolfsburg, ku ai ka treguar aftësi të mira menaxhuese.

Me Dortmundin, Kovaq do të përballet me sfidën e rivendosjes së skuadrës në një nivel konkurrues, duke u përpjekur të kthejë ekipin në një kandidat të fortë për garat evropiane pasi sa i përket titullit duket e pamundur që verdhezinjtë të luftojnë.

Tifozët e Dortmundit shpresojnë që eksperienca dhe qasja e Kovaqit të sjellë stabilitet dhe sukses në të ardhmen e klubit. Ky emërim vjen në një kohë kur Dortmundi po kërkon një fillim të ri pas një sezoni me ulje ngritje, dhe Kovaq duket të jetë figura ideale për të udhëhequr këtë tranzicion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Kosovës në basketboll po sjell ndeshje mjaft interesante.…