
Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
04 mars 2025
| 08:23
Kosovari Nikola Tunici ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë.
Tunic, që është nga Binça e Vitisë e jeton në Hamburg, ka garuar me partinë CDU.
Përveç tij, kanë qenë edhe katër kandidatë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.
Me CDU-në kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha ka garuar me SPD’në, e Sami Musa me FDP.
Ndryshe, Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani. Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. /Albinfo.ch