Nikolica e Devollit, fshati me katër shtëpi në pritje të zhvillimit
Nikolica, është një nga fshatrat më të thellë të Devollit.
Përgjatë këtij rrugëtimi të radhës, Ilnisa Agolli na rrëfen jo pak, për kohën e shkëlqimit dhe rënies që e shoqëroi vite me radhë. E megjithatë, sytë duket se po hapen për këtë fshat malor dhe vëmendja po zgjohet, duke bërë të mundur shtrimin e një komunikimi mes tij dhe shqiptarëve. Rruga e cila për vite të tëra mungonte, po shtrohet dhe xha Bajrami duket kaq entuziast kur na flet. Zhvillimi ekonomik, turistik e shoqëror pritet ta kthejë Nikolicën më afër qytetit. Sikundër, Dardha! Është shumë interesant ky dokumentar. I qetë dhe i bukur.
Qëlluan vetëm dy familje atë ditë. Katër banorë! Si jetojnë? Ç’thonë? Sa ka ndikuar vetmia në vitet e tyre, pa njerëz, pa rrugë, veç me blegtori …aty poshtë oborrit të Gramozit? Po historitë që rrëfejnë cilat janë?
Shihni videon e plotë: