Nikolle Gjini paralajmëron dy këngë të reja
Këngëtari me prejardhje nga Prizreni, i cili jeton dhe vepron Austri prej 15 vitesh.
Ai është anëtar i Shoqatës Kulturore Artistike “Agimi”. Ndërsa, këndon në shumë vende të ndryshme evropiane dhe gjetkë, si në Austri, Kroaci, Slloveni, Ceki.
“Unë poashu këndoj në koncerte të shumta me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, pra çdo herë këndoj këngë të mirëfillta shqiptare dhe jam kategorikisht kundër muzikës talllava. Ndër këngët e mia do të veçoja, këngët kushtuar dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare, si atë për heroin Gjevat Beisha dhe Kadri Trena, si dhe atë të për heroin e Ballit Kombëtar, Shaban Dema, si dhe tjetrën kushtuar heroit Gjon Marka-Quni, hero po ashtu I Ballit Kombëtar”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka paralajmëruar edhe lansimin e dy këngëve, e që kanë të bëjnë me luftën e trojeve shqiptare, e që do të përcillen dhe me videoklipe. Gjini këto këngë do t’ua kushtoj luftëtarit të trojeve shqiptare Preng Paci nga Mirëdita, si dhe humanistit Simon Nushi nga Vraqniqi i Gjakovës.