Nimanaj: Ashtu si në të gjithë Kosovën, edhe në Istog përkrahja për PDK-në po rritet

17 janar 2025 | 20:34

Nënkryetarit i Komunës së Istogut nga PDK-ja, Ali Nimaj, ka mbajtur fjalim sonte në Istog në prani të kandidatit për kryeministër Bedri Hamzës, deputeteve dhe simpatizantëve të shumtë të kësaj partie në Istog.


“Ashtu siç po e shohim në gjithë Kosovën, edhe në Istog përkrahja për PDK-në po rritet, është e madhe. Sepse e madhe është dëshira për një Kosovë më të mirë. Sepse e palëkundur është vendosmëria jonë për të ndryshuar për të mirë Kosovën. Sepse nuk ka model me të mirë qeverisës për Kosovën sot, se sa programi i drejtuar nga Bedri Hamza”, ka thënë pos tjerash Nimanaj.

Fjalimi i plotë i Nimanajt:
I nderuar kryeministër ne ardhje z. Bedri Hamza
I nderuar kandidat për deputet nga PDK dega ne Istog miku im Shasivar Haxhijaj
Të nderuar kandidat dhe kandidate për deputet nga lista fituese e PDK-së
Të nderuara dhe shumë të çmuara familje të dëshmoreve, Invalid dhe Veteran të UÇK-së
Të respektuar e të vlerësuar aktivist dhe përkrahës të PDK në Istog
Të dashur qytetar të Istogut
Zonja dhe Zotërinj
Partia Demokratike e Kosovës ka qenë forca që ka ndryshuar për të mirë Kosovën. Është forca politike që ka realizuar aspiratat e popullit. Ne jemi shumë krenarë me punën e bërë për vite me radhë për Kosovën. Jemi shumë krenarë me liderët tanë historikë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Tregimi për PDK-në është tregimi për suksesin e jashtëzakonshëm të Kosovës.
Sot, në një kohë sfidash të mëdha për vendin, PDK është ri ngritur sërish për Kosovën. Për ndryshime të mëdha që i kërkon çdo qytetar. Secili prej nesh këtu, secili jashtë kësaj salle, në shtëpitë e tyre, kërkon një Kosovë ma të mirë, një Kosovë me një ekonomi që prodhon e punëson, një arsim për të ardhmen e një shëndetësi që kujdeset për secilin.
Qytetarët e Istogut dhe gjithandej Kosovës nuk e duan një kryeministër që përçan popullin, që nxitë polarizimin shoqëror, që ka vetëm llafe, e që punën më të madhe e krenare e ka një urë 10 metra këtu në Istog.
Qytetarët duan një kryeministër të përgjegjshëm, të punës dhe fjalës së dhënë, një kryeministër të ideve e programeve, një kryeministër me ekip profesional.
Dhe ky kryeministër është Bedri Hamza.
Ashtu siç po e shohim në gjithë Kosovën, edhe në Istog përkrahja për PDK-në po rritet, është e madhe. Sepse e madhe është dëshira për një Kosovë më të mirë. Sepse e palëkundur është vendosmëria jonë për të ndryshuar për të mirë Kosovën. Sepse nuk ka model me të mirë qeverises për Kosovën sot, se sa programi i drejtuar nga Bedri Hamza.
Qytetarë të dashur të Istogut, simpatizantë të PDK-së këtu në Istog dhe kudo në Kosovë. Si degë, kemi nderin që për kandidat për deputet te kemi një djalë që qysh si i ri ka qenë aktivist i palodhur për vendin, ushtar i lirisë, e në paqe institucionalist dhe mbeshtetes i madh i Istogut, Shasivar Haxhijaj.

Te nderuar qytetare të Istogut, Ju ftoj që me 9 shkurt, të delni masovikisht në zgjedhje dhe ta votoni Bedri Hamzën për Kryeministër, me nr dy ta votoni kryetarin e PDK Memli Krasniqi dhe me nr 52 ta votoni kandidatin tonë, Shasivar Haxhijaj.
Ju faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 43 vjetorit të vrasjes së tre heronjve…