Nimanbegu: Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar Dritan Abazoviqit

21 janar 2022 | 22:44

Kryetar i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Genci Nimanbegu, ka reaguar për fjalët fyese që iu thanë zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq, nga një disa protestues në Podgoricë.

Ai u kërkoi maturi politike dhe njerëzore të gjithë akterëve politikë, transmeton Klankosova.tv.

“Dënojmë ashpër fjalët ofenduese drejtuar zv.kryeministrit Dritan Abazoviq, me bazë nacionale nga ana e protestuesve para RTMZ sonte në Podgoricë. Këto ofendime nuk janë vetëm personale por ofendim i të gjithë popullit tonë.” shkroi Nimanbegu në një postim në Facebook.

Tutje, ai tha se ftesat për protesta dhe akuzat për tradhti janë të papërgjegjshme dhe manipulim i qytetarëve.

“Vetëm me dialog mund të dilet nga situata e cila është përgjegjësi e ekstremizmit politikë nga ana e përfaqësuesve politikë të subjekteve qeveritare aktuale.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, tashmë pozita udhëheqëse ka edhe në…