Nimani: Gjakova bëri zgjedhjen e saj historike, duke emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot ka zgjedhur rrugën e fitores duke votuar numërin 137

13 janar 2025 | 22:38

Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma- E30, i cili garon me numrin 25 në listën zgjedhore ka njoftuar për tubimin që kanë mbajtur sonte në Gjakovë.

Nimani thotë se Gjakova ka dëshmuar se është qytet i historisë, dijes dhe kulturës.

Nimani ka theksuar se para 25 viteve, ky qytet ka emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137.

“Një tubim madhështor u mbajt sonte në Gjakovë, duke dëshmuar se qyteti i historisë, dijes dhe kulturës vazhdon të rreshtohet krah Kosovës fituese. Para 25 vitesh, Gjakova bëri zgjedhjen e saj historike, duke emëruar Brigadën e UÇK-së me numrin 137, ndërsa sot qyteti po ashtu ka zgjedhur rrugën e unitetit dhe fitores duke votuar numërin 137”.

“Entuziazmi dhe masiviteti i pjesëmarrësve në këtë tubim janë dëshmi e qartë se koalicioni ynë tashmë është në rrugën drejt fitores. Gjakova, si gjithmonë, mbetet në ballë të proceseve që forcojnë dhe çimentojnë të ardhmen e Kosovës.Mburrem që jam pjesë e këtij vizioni dhe i nominuar nga vendlindja ime, Gjakova e Kuqe, një qytet që gjithmonë ka qëndruar në ballë të historisë dhe lirisë. Me krenari dhe përkushtim, do të jap gjithçka për të përfaqësuar vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të mi, duke qenë zëri i tyre për një Kosovë fituese”, ka shkruar Nimani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipërfaqja totale e djegur nga zjarret në Palisades, Eaton dhe…