Nipi i diktatorit Franko dënohet me 30 muaj burg
Nipi i diktatorit spanjoll Franko u dënua të enjeten me 30 muaj burg për përplasje të qëllimshme me një makinë të Gardës Civile, gjatë ndjekjes nga forcat e rendit në 2012, bëri të ditur një burim gjyqësor.
Një gjyqtar në Teruel (lindje) dënoi Francisco Franco Martínez-Bordiú, 63 vjeç me 18 muaj burg për cënim të autoritetit të shtetit dhe 12 muaj për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.
Ai duhet t’i paguajë gjithashtu në formë dëmi plus interesa shumën prej 1 500 euro një agjenti të policisë i plagosur prej tij dhe 2 720 euro Gardës civile për makinën e aksidentuar.
Më 30 prill 2012, Franco Martínez-Bordiú po drejtonte makinën me drita të fikura, pas konstatimit të rastit forcat e rendit i kanë bërë thirrje për të ndaluar, ku ai nuk është i përgjigjur. Më pas policia është vënë në ndjekje të tij ku në momentin e frenimit ai është përplasur me makinën e policisë. Franko Martínez-Bordiú është djali i madh i shtatë fëmijëve të vajzës së vetme të Frankos, Carmen, e cila vdiq në dhjetor në moshën 91 vjeçe./atsh