Nipi i Adem Grabovcit, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së

09 shtator 2019 | 16:39

Valon Grabovci i ka hyrë garës për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Grabovci ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, dhe strukturat e kësaj partie për besimin e dhënë, duke futur në listë zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Të dashur familjar, miq dhe qytetarë të Pejës dhe gjithë Kosovës, anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës, ju njoftoj se jam pjesë e listës kandiduese të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës me numer 79, lista fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Me këtë rast, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës , z. Kadri Veseli dhe të gjitha strukturat për besimin dhe kandidimin tim. Kryeministri i ardhëshem z.Kadri Veseli është bartësi i fitores së madhe të PDK-së dhe Kosovës. Se bashku për fitoren e madhe, Dekada e Re”, ka shkruar Grabovci.

Valon Grabovci është djali i heroit të Kosovës, Dinë Grabovcit dhe nip i ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genc Sermaxhaj ka thënë se, pavarësisht se Anglia është një…