Nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari përforcon Drenicën

08 janar 2025 | 13:29

Nipi i Komandantit Legjenda të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, Igball Jashari është përforcimi i parë i skuadrës së Drenicës.

Klubi kuqezi është shprehur mjaftë i lumtur me transferimin e Jasharit, duke vlerësuar si një “armë” shtesë për sulmin e skuadrës.

“Më kënaqësi dhe privilegj ju njoftojmë që Igball Jashari, është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë. Jashari është një lojtar i shumë i talentuar, dhe i rrezikshëm për kundërshtarët. Ai ishte pjesë e FC Prishtina. Ai tashmë do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, të vendlindjes se tij, dhe për klubin e tij të zemrës nga ku mori hapat e parë si futbollist. Është kënaqësi e veçantë që je në mesin tonë. Mirësevjen Igball Jashari. Bashkë drejt Superligës”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

 

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, gjatë vizitës në Luginë të…