Nipi i Gani Krasniqit i pakënaqur me shkarkimin e Gashit: Dërgojeni në prokurori

26 prill 2020 | 10:03

Adriatik Krasniqi, nipi i ish-kandidatit të LV-së për deputet, njëherësh ish-ushtar i UÇK-së, Gani Krasniqi, ka shkruar se do ta dorëzojë librezën e partisë pas deklaratave skandaloze që i ka bërë Shkëlzen Gashi, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se, përveç shkarkimit, Gashi duhet të dërgohet në prokurori dhe të merret në pyetje për deklaratat e tij. “Pas një deklarate të tmerrshme të Shkëlzen Gashit kundër UÇK-së, unë anëtar i VV-së kërkoj jo vetëm shkarkimin e këshilltarit të Kurtit, por që të ftohet në prokurori dhe të merret në pyetje. Përndryshe, unë do ta dorëzoj librezën e partisë sime”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti legjendar, Paolo Maldini gjatë karrierës ka fituar plot 25…