Nipi i Oliver Ivanoviqit i del në mbrojtje Kurtit
Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandër Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhaxhait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti.
Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe një milion performanca të tilla, nuk mund të hedhin hije mbi figurën e Ivanoviqit.
“Një milion shfaqje të tilla nuk mund të hedhin hije mbi atë që Oliveri bëri dhe si jetoi ai”, ka thënë Aleksandri për “Kossev”, duke ngushëlluar familjarët për humbjet.
“Është një e pavërtetë, por unë gjithmonë përpiqem të vazhdojë kur bëhet fjalë për Oliverin dhe të shikoj të gjithë kontekstin nga një kënd objektiv. E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar dhe banale që po bëhet, është ekskluzivisht për nevoja të brendshme shqiptare”, ka thënë ai.
Madje, nipi i Ivanoviqit ka deklaruar se figura e tij është duke u shfrytëzuar për ta sulmuar Kurtin për çështje të brendshme.
“Kjo që po ndodh në Prishtinë i drejtohet Kurtit ekskluzivisht për nevojat e tyre të brendshme dhe është fatkeqësia jonë që sot Oliveri po përdoret për një gjë të tillë”, ka thënë ai.