Nipi i Sefë Mleqanit lanson këngën “I gjallë me u kthy”
12 tetor 2024
| 12:17
Shpëtim Gashi, djali i heroit Beqir Gashi e nipi i Sefë Mleqanit, rapsodit të madh kosovar, e ka shoqëruar edhe me videoklip, këngën e tij të re kushtuar të pagjeturve (të zhdukurve) të luftës së fundit në Kosovë. Këngëtari Gashi i cili është pjesëtar i FSK-së, këngën e ka titulluar “I gjallë me u kthy”. Tekstin e kësaj kënge e ka shkru Naim Krasniqi, Muzika dhe Orkestrimi janë bërë nga Driton Fazliu & Muhamet Selimi, në këngë janë shfaqur Vjollca Dajaku, Leutrim Bujupi, Xhafer Gashi, video është edituar nga Donart Thaçi.