Nipi ia vjedh gjyshes 9 mijë euro, zbulohet se çka bleu me gjysmën e parave

04 janar 2025 | 10:51

Policia ka njoftuar se një i mitur në Deçan dyshohet se ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij rreth 9 mijë euro.

Në njofitmin e policisë, thuhet se me paratë e vjedhura i dyshuari ka blerë dy armë.

“Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishek”, thuhet në njoftim.

Armët e lartcekura janë konfiskuar, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka takuar…