Nis arrestimi i deputetëve të Vetëvendosjes
21 mars 2018
| 16:11
Policia e Kosovës ka hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës për t’i larguar deputetët e Vetëvendosjes të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës.
Fillimisht ata kanë shkuar me një letër në dorë, të cilën ia kanë shqyer deputetët e kësaj lëvizje.
Deputetët e Vetëvendosje kanë refuzuar që të dalin vullnetarisht nga salla. Deputetët e arrestuar janë: Xhelal Sfeçla, Drita Millaku, Sami Kurteshi, Sali Zyba, Arbërie Nagavci dhe Fitore Pacolli.