Nis Asambleja e PS-së në Durrës, Rama: Sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familje

08 shtator 2024 | 12:11

Krysocialisti Edi Rama ka nisur fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste që po mbahet në Durrës.

Rama ka bërë me dije se deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar drejtuesit e qarqeve do të jenë në garë të hapur, ndërsa në listën e mbyllur do të jenë pak prej tyre me detyra specifike.

Rama ka theksuar se pjesë e listës së mbyllur do të jenë deputetët vetëm me një mandat.

Edi Rama: Ju uroj mirëseardhjen 135 prej jush që janë ulur për herë të parë në këtë Forum te lartë. Përpiquni t’ia ktheni këtë borxh anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, duke e kryer me dinjitet detyrën e përfaqësuesit të asamblesë. Sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion kur do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke garantuar ekipin e ri drejtues, do nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë në fushë skuadra përfaqësuese. Pjesëtarët do jenë 187, 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Më e mira është që deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar drejtuesit e qarqeve të jenë në garë të hapur. Në listën e mbyllur do jenë pak prej tyre me detyra specifike, duhet të jetë edhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve jashtë atdheut. Pjesë e listës së mbyllur do jenë deputetët vetëm me një mandat. Në mbështetje të shumicës sonë me angazhim politik apo përkatësisë në terren apo rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, Edmundo Gonzalez, e…