Nis asfaltimi i rrugës transit në Shtime
15 shtator 2023
| 11:05
Sot ka nisur asfaltimi i rrugës transit në Shtime. Lajmin e ka dhënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Ai ka thënë se vështirësive të mëdha me të cilat u ballafaquan qytetarët në këtë rrugë po u vije fundi.
Postim i plotë i Durmishit:
Filluam me asfaltimin e rrugës tranzit në Shtime.
Vështirësive të mëdha me të cilat u ballafaquan qytetarët në këtë rrugë po u vie fundi.
#Vvazhdojmë e nuk ndalemi asnjëherë!