Nis ceremonia e varrimit të Demaçit, arkivoli i tij mbërrin në shesh

28 korrik 2018 | 09:34

Ceremonia e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka nisur me vonesë, para pak minutash.

Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka sjell arkivolin e tij në Sheshin Shkënderbeu, afër institucioneve qëndrore, ashtu siç është e paraparë me agjendën zyrtare të ceremonisë së varrimit.

Kosova i jep sot lamtumirën veprimtarit të njohur politik dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, i cili vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82 vjeçare.
Varrimi i Demaçit, bëhet në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë me ceremoni shtetërore.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 08:30, Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ta sjellë arkivolin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kurse në orën 9:00 do të fillojë ceremonia komemorative.

Në ketë ceremoni pritet të marrin pjesë liderët e institucioneve të Kosovës dhe ata nga rajoni. Aty pritet të flasin zyrtarët e lartë shtetëror për jetën dhe veprën e Demaçit.
Pas kësaj ceremonie në orën 11:00, kortezhi do të niset në sheshin “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, e deri tek Varrezat e Dëshmorëve, ku do të varroset Demaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë. [27,28,29 korrik.

Në mbledhjen komemorative që u mbajt të premten në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e shtetit thanë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit.

(EO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit në opinion është rikthyer ideja e ndarjes…