Nis ceremonia e varrimit të rreshterit Afrim Bunjaku
25 shtator 2023
| 16:14
Ka nisur kortezhi i funeralit të policit Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet nga ora 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Në ceremoninë e varrimit janë duke marrë pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Bunjaku është shpallur të hënën hero i Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.