Nis debati parlamentar për pandeminë
17 nëntor 2020
| 13:56
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë Covid-19 në vend.
Në këtë seancë, e cila është ftuar nga Vetëvendosje do të diskutohet për menaxhimin e situatës me pandeminë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të reja me këtë virus, derisa qeveria ka rritur masat mbrojtëse.