Nis dëgjimi i dëshmitares së parë në rastin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë.
Në seancën e së hënës po jep dëshminë e saj Zenka Pumper, koordinatore e hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Hagë, nuk kanë dëshiruar që të japin ndonjë deklaratë gjatë seancës që po mbahet të hënën.
Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith II ka pyetur Gucatin nëse dëshiron të bëj deklaratë.
“Kur u takuam herën e fundit zoti Gucati donte të bënte deklaratë dhe i thash se këtë mundësi do të kishte më vonë. E pash që e përfunduam seancën dhe Gucati nuk pati mundësi të fliste, i pandehuri mund të bëj një deklaratë në këtë çështje, prandaj e ftoj të bëj një deklaratë të tillë nëse ato lidhjen me çështje dhe mos të kalojnë 2 -3 minuta”, ka thënë gjyqtari, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse Gucati ka bërë me dije se deklarim dëshiron të bëj në ndonjë seancë tjetër.
Njëjtë sikurse Gucati, edhe Haradinaj nuk ka dëshiruar të bëj ndonjë deklaratë.
“Zoti Haradinaj në këtë moment nuk dëshiron të bëj ndonjë deklaratë”, ka thënë avokati i tij, Toby Cadman.