Nis dezinsektimi i hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë

29 qershor 2021 | 14:35

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data qershor përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë dezinsektimi i hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë.

“Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të rritur të insekteve fluturuese si masë parandaluese për përhapjen e sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme. Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 30.06.2021 deri më 03.07.2021. Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet më 30.06.2021 dhe fillon prej orës 20:00”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 16 sezonesh me Real Madrid, mbrojtësi legjendar spanjoll Sergio…