Nis diskutimi me qytetarë në Mitrovicë të Veriut, Atiq: Jemi të gatshëm t’i dëgjojmë brengat e kritikat
08 gusht 2024
| 11:54
Në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore ka nisur diskutimi me qytetarë sa i përket bashkëpunimit ndër-etnik dhe për lirinë e lëvizjes.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Erden Atiq, në nisjen e këtij takimi ka folur për punën që ka bërë dhe për vështirësitë me të cilat është përballuar, duke qenë se Mitrovica e Veriut është një qytet politikisht kompleks.
Ai ka thënë se janë të hapur për të diskutuar dhe për të dëgjuar brengat e kritikat e qytetarëve për çështje që lidhen me lirinë e lëvizjes e tema të tjera.
“Jemi të hapur me diskutuar dhe me i dëgjuar të gjitha brengat e kritikat, aty ku ju i cilësoni si të rëndësishme dhe me iu përgjigje çfarëdo që keni nevojë”, ka thënë Atiq.