Nis edhe takimi i fundit për sot, Thaçi – Veseli
01 prill 2020
| 11:21
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tashmë ka filluar takimin konsultativ me presidentin Thaçi.
Para Veselit, Thaçi është takuar edhe me kryetarin e LV-së, Albin Kurti dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.
Presidenti nuk ka folur ende për media pas këtyre takimeve. I vetmi që është prononcuar ka qenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se i ka bërë të qartë presidentit se nuk mund të ketë qeveri të re pa kuvend të ri.