Nis faza e dytë e dezinsektimit në Podujevë
Sonte në orën 20:00 do të nis faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave publike në Podujevë.
Dezinsketimi do të kryhet përgjatë rrugës kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti”, në parkun e qytetit dhe në “Parkun e Paqes”.
Kjo komunë ka bërë me dije se dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive.
Me këtë rast, Komuna e Podujevës ka njoftuar shoqatat e bletarëve dhe pronarët e bletëve që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm që parashihen në këto raste.
“Lusim edhe qytetarët që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre”, është thënë në njoftimin e Komunës së Podujevës.
/Epoka e re/