Nis faza e dytë e ndërtimit të urgjencës në Malishevë

14 maj 2020 | 13:23

Në kuadër të investimeve në shëndetësi dhe në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ka filluar faza e dytë e ndërtimit të objektit të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Punimet në urgjencën e QKMF-së në Malishevë, sot i kanë parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe ai i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar edhe nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve.

Urgjenca e QKMF-së në Malishevë, pritet të përfundojë brenda disa muajve dhe është investim i Komunës së Malishevës, që kapë një shumë prej rreth 200 mijë euro. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria japoneze konfirmoi sot se synonte heqjen e gjendjes së…