Nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

16 gusht 2021 | 14:42

Komuna e Gjilanit në bazë të kontratës me operatorin ekonomik dhe vlerësimit të komisionit komunal në koordinim edhe me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar se të martën në mbrëmje nis faza e tretë e dezinsektimin hapësinor.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e tretë e dezinsektimit të nis në orën 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë kështu për pesë ditë me radhë.

“Apelohet te të gjithë qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00, që të mos ketë ndonjë dëmtim eventual”, ka thënë ai.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.

Njëkohësisht Xhemaili ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet edhe për dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve edukative, për të krijuar ambient të përshtatshëm për fillimin e mbarë të mësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…