Nis Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2023”

05 maj 2023 | 11:39

Ka filluar Festivali Folklorik “Hasi Jehon 2023”, i cili këtë vit shënon 34-vjetorin, që për tri ditë do të mbahet në Gjonaj të Hasit.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Morina, ka bërë hapjen e festivalit tradicional që promovon vlerat e trashëgimisë kulturore jo vetëm të Hasit, por edhe më gjerë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se kjo është prej ngjarjeve kulturore më të vjetrat në Kosovë, që do ta gëzojë mbështetjen e komunës vazhdimisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e dëshmorëve të kombit…