Nis festivali i muzikës Sunny Hill
26 korrik 2024
| 13:48
Në Prishtinë nisi më 25 korrik festivali i muzikës, Sunny Hill, që organizohet nga fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Në natën e parë të festivalit, i cili do të zhvillohet deri më 28 korrik, admiruesit e muzikës i argëtoi një këngëtare tjetër e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.
“Në lokacionin e ri, Festivali Sunny Hill, dhe mijëra të reja e të rinj, i dhanë Kosovës dhe botës një ndër mbrëmjet më ikonike tonat. Kosova është plot rini e plot jetë. Kështu duhet të jetë! Kështu duhet të shpërfaqet jashtë gjithëherë!”, ka vlerësuar lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ishte pjesë e hapjes së këtij festivali.