Nis fluturimi më i gjatë në botë
09 tetor 2018
| 23:29
Duke nisur nga 11 tetori, Singapore Airlines do të bëjë një fluturim që do të jetë më i gjati në botë pa ndërprerje.
Bëhet fjalë për Singapor-New York, që do të zgjasë 19 orë.
Udhëtimi 15.290 kilometra do të bëhet me një Airbus të ri A350-900, ku janë blerë 22 ekzemplarë dhe 45 të tjerë janë porositur.
Për të kompensuar peshën e 24 mijë litrave karburant, avioni do të mbajë më pak vende se një normal, 67 vende në “business class” dhe 94 në “premium economy”.
Duke pasur parasysh gjatësinë e udhëtimit, kompania ka menduar për rehatinë e pasagjerëve, duke vënë në dispozicion materiale inovative dhe dritare më të mëdha, që japin mundësinë e një pamjeje më paronamike.
Pas 18 tetorit, fluturimet do të bëhen të përditshme.