Nis fushata e korrje-shirjeve në Podujevë

14 korrik 2022 | 16:42

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Rudari, sot kanë përcjell mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë.

Bulliqi u shpreh i lumtur që Qeveria e Kosovës ka vëmendjen e duhur tek prodhimet bujqësore, duke i subvencionuar bujqit në këto kategori.

“Jam i lumtur që subvencionet për shumicën e kulturave bujqësore këtë vit janë rritur dhe bujqit po trajtohen dinjitetshëm nga Qeveria Kurti, duke u subvencionuar edhe në shpenzimet e naftës, plehërimit dhe në rendimentet e grurit”, tha kryetari Bulliqi.

Bulliqi iu uroi fermerëve llapjanë të korra të suksesshme me shpresën që të plotësohen nevojat, e të ushqehen nga bereqeti i tokave të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka cilësuar si…