Nis gara nacionale e diturisë, disa shkolla e bojkotojnë
11 maj 2019
| 11:30
Nxënësit e disa prej shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë gjatë ditës së sotme kanë filluar t’i nënshtrohen Garës Nacionale të Diturisë.
Në Komunën e Prishtinës testi nuk është duke u mbajtur në dy shkolla fillore në atë “Ismail Qemajli” dhe “Shkëndija” në Hajvali, ndërsa në shkollat tjera ka filluar të mbahet.
Pos këtyre shkollave në kryeqytet edhe në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan testi nuk është duke u mbajtur, kjo pasi nuk ka arritur materiali.
Disa lexues për “klankosova.tv” kanë bërë të ditur që edhe në shkollën “Enver Maloku” të Podujevës nuk është duke u mbajt testi i pjesës së parë.
Mësimdhënësit dhe nxënësit janë njoftuar vetëm një ditë më parë për mbajtjen e garës.