Nis gjobitja e lokaleve për duhanpirje

17 mars 2023 | 11:04

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka kërkuar dje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren.

Përmes “Facebook”-ut, Peci ka thënë që pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave

“… gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë. Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës”.

Më tutje, Peci ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në zbatimin e këtij ligji.

“Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion. S’ka kthim prapa! STOP duhanit”, ka shkruar Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane nuk do të largohet nga Tottenham Hotspur. Lajmin…