Nis hakmarrja e Bashës – Kush janë 11 ‘tradhtarët’ e tij që pritet të shkarkohen nga PD (EMRAT)

12 dhjetor 2021 | 17:11

Në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka nisur procesi i votimit për të shkarkuar emrat që u propozuan një ditë më parë nga kryesia e Partisë Demokratike.

Mësohet se votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë në kuti. Në fund të do të bëhet dhe numërimi i votave.

Bëhet fjalë për kryetarin të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarët e kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia

Të gjithë emrat që pritet të shkarkohen nuk kanë mbështetur 18 dhjetorin e thirrur nga kryedemokrati Basha por kanë preferuar të jenë krah ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar.

Per ta nuk ka më kyeyar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç një trupe që sillet si ceulë ilegale që këkron t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë.

Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD,” tha Gazment Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar…