Nis hartimi i Strategjisë kundër korrupsionit 2021-2025

30 qershor 2020 | 14:48

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka bërë me dije se ka filluar procesi i hartimit të Strategjisë kundër korrupsionit për periudhën 2021-2025.

Në takim me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, Tahiri ja theksuar se ky proces është një nga prioritetet e tij kryesore të cilës do t’i përkushtohet dhe do të mbështes në drejtimin strategjik të këtij procesi me rëndësi për vendin.

“Strategjia e re Kundër Korrupsionit do të mbështetet në katër shtylla: 1) Sektorin politik publik; 2) Administratën shtetërore (nivelin qendror dhe lokal); 3) Zbatimin e ligjit dhe gjyqësorit; si dhe 4) Menaxhimin e financave publike”.

“Më fund u zotova se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, shoqërinë civile, mediat dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar mbështetjen, por edhe konsensusin shoqëror dhe politik në luftimin e korrupsionit në nivel të vendit”, ka thënë Tahiri pas këtij takimi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës (KShC) ka…