Nis Java e bizneseve të diasporës
17 tetor 2018
| 22:05
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano Kosovare,kanë organizuar një pritje me bizneset e diasporës,
Ky organizim mblodhi rreth 200 afaristë nga 11 shtete të ndryshme të botës, ndërsa në pritjen solemne e cila u hap nga zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Ai ka inkurajuar bizneset nga diaspora që t’i kthehen vendlindjes. “Ngritja e Kosovës si shtet ka ndodh falë diasporës tanë, andaj dhe ne si qeveri jemi të përkushtuar që të avancojmë marrëdhënien e dyanshme”, ka deklaruar Gashi.