Nis konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi po e ndjek atë përmes lidhjes LIVE
Ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.
Konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte edhe vetë ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.
Thaçi e nis i pari në orën 10:00, Veseli në orën 11:15, Krasniqi në orën 14:00 dhe i fundit Selimi në orëb 15:15.
Ndërkaq, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.