Nis konferenca statusore në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
19 maj 2021
| 12:01
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e pestë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që të katërtit janë deklaruar të pafajshëm dhe që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim në Hagë.