Nis kuvendi i dytë i punës së Nismës Socialdemokrate
24 qershor 2018
| 14:53
Ka filluar sot punimet kuvendi i dytë i punës së Nismës Socialdemokrate.
Fillimisht janë zyrtarizuar komisionet për mbarëvajtjen e punës së këtij kuvendi zgjedhor, raporton “Epoka e re”.
Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se së bashku me qytetarët do ta konsolidojnë një rrugë të re për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një parti socialdemokrate. “Nisma është parti e një fryme të re qytetare”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Nismës Socialdemokrate.
“Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm socialdemokratët”, ka thënë Krasniqi.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/videos/2026699017354898/